Deputeti dhe koordinatori i njërit nga dhjetë grupet e deputetëve deklaroi se OBRM-PDUKM-ja vendosi për një hap të tillë për të zhvilluar debat demokratik dhe për t’i bërë presion LSDM-së të realizojë premtimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi është pozitiv, qëllimi është të mundësohet debat në Kuvend. Për LSDM-në nuk ishte problem 15 muaj të mos marrin pjesë në Kuvend, por problem është deputetë tjerë dëshirojnë që sa më shumë të marrin pjesë në punën e tyre. Gjithë elementet kyçe për kontrollë në punë në Kuvend e kanë së bashku me partnerët e koalicionit”, tha Dimovski.
Ai shtoi se dinamika e punës së këtyre dhjetë grupeve të deputetëve do të ndikojë më së shumti në sjelljen e qeverisë së re./Telegrafi/