Është e dhimbshme kjo që po ndodh për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Unë them “Falë Zotit që të jem gabim”, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski sot në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese ku filloi debati mbi ndryshimet kushtetuese.
“Pa dallim nëse dikush voton apo jo, pozita ime mbetet me legjitimitetin dhe programin e partisë. Unë nuk do të votoj nga parimi. Ky amendamenti i 33 nënkupton përdorimin e “erga omnes”. Ajo që më habiti, negociatat gjatë 27 viteve të fundit ishin në tre nivele. Cili do të referimi, ku do të jetë referimi dhe cili lloj i zbatueshmërisë do të jetë. Ajo që na është ofruar me këtë Kushtetutë është vendi më i keq i mbiemrit”, tha Dimmovski.
Ai vlerëson se qeveria duhet të përpiqet të mbiemëri të jetë para fjalës Maqedonia, duhet luftuar që aajo mos të jetë për përdorim të brendshëm.
Ai gjithashtu shton se marrëveshja nëse lexohet ashtu si duhet, atje thuhet se “ju keni të drejtë ta quani veten si të dëshironi.” Qëndrimi i shtetit grek ndaj popullit maqedonas nuk do të ndryshojë. Nëse ka ndonjë gjë që mund të bëhet, duhet të bëhet./Telegrafi/