Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, sot në konferencë për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë deklaroi se për Ligjin e gjuhëve nuk janë bërë konsultime me ekspertët, as me shoqatat e bashkësive më të vogla etnike.
Ai në konferencë gjithashtu tha se ligjit i është vendosur flamuri evropian, me qëllim që të kufizohet diskutimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi jonë është që ligji të bllokohet në një fazë të caktuar, që të kyçen gjithë faktorët në sjelljen e tij. Frikësohemi që ligji do të gjenerojë krizë në të ardhmen. LSDM dhe BDI kanë hapësirë që të kontrollojnë ligjin, me partitë, ekspertët dhe fakultetet”, tha Dimovski.
Ai tha se prania e opozitës në Kuvend është e lidhur vetëm me Ligjin për gjuhët./Telegrafi/