Site icon Telegrafi

Dimovski: Është dashur t’i dëgjoni kritikat e Revolucionit të Larmë

Deputeti nga OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski, në vazhdimin e seancës për rikonstruimin e qeverisë, i rekomandon Qeverisë se është dashur të dëgjojnë kritikat nëse jo nga opozita, atëherë nga aktivistët e Revolucioni të larmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky rikonstruktim nuk është thelbësor, por vetëm kozmetik, për të mbledhur plus 3,4 ose 5 deputetë në shumicën qeverisëse. Nëse nuk e dëgjoni kritikat tona si opozitë, atëherë duhet të paktën t’i bindeni kritikave nga spektri i mbështetësve tuaj, nga sektori joqeveritar, nga Revolucioni Larmë. Me këtë rikonstruktim kozmetik, kryeministri Zaev ka bërë vetëm dëm, tha Dimovski. /Telegrafi/

Exit mobile version