Ilija Dimovski njoftoi se nesër e vetmja pikë për të cilën Kuvendi do të diskutojë është zgjedhja dhe përbërja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Ai është i propozuar për kryetar të këtij komisioni, ndërsa pritet nga OBRM-PDUKM-ja përsëri të tregojë kush është më i forti në Kuvend me taktizime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sipas procedurës, duhet të thirret seanca e Komisionit për çështje dhe emërime dhe aty të rishikohen një, dy, tre, dhjetë ose njëqind propozime për kryetar të Kuvendit dhe vazhdimi i seancës konstituive, më pas ai që do të udhëhqe seancën konstituive mund të thirr seancë për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Dimovski.
Për momentin si kryetari i mundëshëm i Kuvendit po përmendet Talat Xhaferi i BDI-së, ndërsa nga Lëvizja Besa njoftuan se do të propozojnë kandidatin e tyre./Telegrafi/