Telegrafi

Dimovksi: Nuk kam pritje të larta se do të ketë marrëveshje për Rregulloren “Jean Monnet”

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, i cili është një nga pjesëmarrësi në procesin “Jean Monnet,”, tha se nuk ka pritje të mëdha se në takimet e ardhshme që do të mbahen nesër dhe të shtunën në Kuvend do të tejkalohen dallimet e pozicioneve për çështjet kontestuese për Rregulloren e Kuvendit.

“Nuk kam pritje të mëdha. Ai proces zgjat shumë, zgjat dy vjet. Nuk kishte asnjë gatishmëri nga ana e shumicës udhëheqëse që të pranojë propozimet e opozitës të cilat do të thonë Kuvend më efikas dhe nuk ka ndjenja se tani në fund të mandatit do të ndryshonte në këtë aspekt. Ky Kuvend është praktikisht në një moment zhdukjeje dhe nuk kam ndonjë pritje të lartë”, tha Dimovski.

Dimovski tha se në takim mund të referohen qëndrimet në lidhje me pavarësinë e Kuvendit.

Dimovski shtoi se ka dallime të mëdha, por është fakt dhe se ka gjëra të bashkërenduara rreth asaj se seanca konstitutive e Kuvendit duhet të definohet në mënyrë precize. /Telegrafi/