Site icon Telegrafi

Dimova: Nga zgjedhjet varet integrimi në BE (Video)

Deputetja e LSDM-së dhe kryetare e Këshillit Nacional për integrime Evropiane, Lidija Dimova në emisionin “10 Minuta” në Tv21 deklaroi se BE-ja do të shohë se a do të organizojë Maqedonia zgjedhje të lira dhe demokratike dhe pastaj do të përpilojë raportin për progresin e shtetit.

Sipas saj, zbatimi i plotë i marrëveshjes së Përzhinos, me çka do të mbyllet edhe çështja e reformave në media, është çështja kyçe që Brukseli po e pret në periudhën e ardhshme nga vendi.

„Raporti i progresit për vitin 2016, siç mund të shohim edhe nga rezoluta e Parlamentit Evropian është i lidhur drejtpërdrejtë me zgjedhjet që Maqedonia duhet t’i zbatojë. Menjëherë pas zgjedhjeve, pritet që Komisioni Evropian ta shkruajë raportin dhe aty të bëjë analizë se si zgjedhjet janë mbajtur dhe a kanë qenë me të vërtetë të drejta dhe demokratike”, tha Lidija Dimova, nga LSDM.

Dimova tha se reformat në media paraqesin çështje të pazgjidhur, që deri në zgjedhje duhet të mbyllet . Pa media të lira nuk mund të ketë zgjedhje demokratike, ishte decide ajo./Telegrafi/

Exit mobile version