Site icon Telegrafi

Dimova: Dhënia e euroobligacioneve është joligjore

LSDM vlerëson se me dhënien e euroblagacionit prej 650 milionë euro, pushteti me qëllim ik prej fondeve IPA dhe paratë evropiane qasëse që të mundet t’i shpenzojë paratë pa kontroll, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Paratë e fondeve IPA është e vështirë të shfrytëzohen pa kontrollin e institucioneve evropiane. Ajo që Komisioni Evropian vendosi t’i shkurtojë 96.1 milionë euro të mjeteve IPA për Maqedoninë është sinjal i qartë se institucionet tregojnë mosbesim ndaj qëllimeve të këtij pushteti i cili punon në kundërshtim me interesat e qytetarëve”, tha në konferencën e sotme për shtyp, Lidija Dimova.

Ajo vlerëson se pushteti në 10 vitet e kaluara nuk ka krijuar kapacitet institucional për shfrytëzimin e mjeteve IPA nga Bashkimi Evropian.

“Shfrytëzimi i parave të fondeve IPA në dekadën e fundit është vetëm 150 milionë euro”, tha Dimova.

LSDM në kumtesën për euroobligacionin thekson se nëse jepet borxhi publik do të mbërrijë 54 për qind të BPV­së. Sipas LSDM­së, vendimi për euroobligacion është kriminel në momentin e votimit pasi që ribalanci me të cilin planifikohet rritja e shumës së obligimeve të huaja nuk u propozua deri te Kuvendi. /Telegrafi/

Exit mobile version