Telegrafi

Dimokratia: Amerikani Yee luan rol të dyshimtë antigrek

Gazeta greke ”Dimokratia” shkraun se zv. ndihmës sekretari amerikan, Brian Hoyt Yee, luan rol të dyshimtë antigrek që shkaktoi debat të ashpër në Greqi dhe jashtë saj.

Sipas kësaj gazete, në vizitën e javës së kaluar në Athinë, Hoyt Yee është takuar me ministrin e Mbrojtjes Panos Khamenos, liderin e Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, dhe mitropolitin Antimos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazeta e akuzon amerikanin Yee se është duke promovuar agjendën e Shkupit, përmes manipulimeve për një zgjidhje për çështjen e emrit dhe integrimin euro-atlantik./Telegrafi/