“Blerja e qengjave është me tempo të ngadalësuar dhe është ulur, me çka presim se përmes masës që para disa ditësh e solli Qeveria, vetë fermerët do ta rrisin numrin e tufës, ndërsa me këtë edhe do ta zbusim presionin e tregut i cili po rritet”.
Këtë e theksoi sot në konferencën për media ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski. Ai informoi se deri më sot janë blerë afro 85 mijë qengja, për dallim nga vitet e kaluara kur blerja ishte rreth 180 mijë.
“Ne një pjesë të pakove të masave tashmë përgatitëm, atë që do ta përmendja është masa të cilën para vetëm disa ditëve ishte sjellë në Qeveri, e ajo është që duke e ndjekur gjendjen rreth blerjes së qengjave, ku u mundësua, u bë rritja e masës shtesë, ku në tërësi del masa shtesë vetëm 1.500 denarë dhe me bazën 1.000 denarë që nënkupton se për qengja të gjinisë femërore për vitin 2020 mbështetja e përgjithshme financiare për një kokë do të jetë 2.500 denarë”, tha Dimkovski.
Ai shtoi se çmimin megjithatë e rregullon tregu, duke shtuar se si Qeveri mund të intervenojnë në pjesën e subvencioneve.
Ai shtoi se tashmë por realizojnë biseda me përfaqësuesit e fermerëve rreth koncesioneve dhe shpreson se firmat të cilat janë pjesë e sektorit ushqimor do të mund të shfrytëzojnë edhe masa të tjera ekonomike të cilat tashmë Qeveria i solli në atë segment./Telegrafi/