Telegrafi

Dimitrovit në bisedë me homologët e tij: Do të bëhen përpjekje maksimale për menaxhim me sfidat e pandemisë

Do të bëhen forca maksimale për menaxhim me sfidat me të cilat po përballet bota për shkak të pandemisë, ndërsa fokus kryesor do t’i vendoset sigurimit të transport të pandërprerë të mallrave dhe kthimin e qytetarëve që kanë mbetur nëpër botë, në shtetet e tyre.

Kjo bashkërisht ishte konstatuar nga biseda telefonike të cilën ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dje dhe sot kishte me homologët e tij, ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, Shqipërisë, Gent Cakaj, Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, Malit të Zi, Sërxhen Darmanoviq dhe Austrisë, Aleksandër Shalenberg.

Temë e bisedës ishte edhe lehtësimi i procesit të lidhjes – ndërlidhjes ndërmjet vendeve në periudhën e krizës, me qëllim kryesor ndihmën e qytetarëve.

“Bashkërisht ishte konstatuar se do të bëhen forca maksimale për menaxhim me sfidat me të cilat po përballet bota për shkak të pandemisë, me fokus kryesor të sigurimit të transportit të pandërprere të mallrave”, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministrat, siç bëhet e ditur në kumtesë, kanë theksuar se do të bëjnë gjithçka që është në mundësitë e kompetencave të tyre dhe se në vazhdimësi do të angazhohen që shtetet të ndërmarrin aktivitete në mënyrë të koordinuar dhe në bazë të parimeve të solidaritetit.