Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot pati takim me koordinatoren rezidente të OBK-së, Luiza Winton, me të cilën diskutoi rreth bashkëpunimit të deritanishëm me agjencitë e OKB-së të pranishme në Maqedoni.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zbatimin e kornizës për bashkëpunim zhvillimor të OKB-së (UNDAF) i titulluar si “Partneritet për zhvillim të qëndrueshëm: Strategjia e OKB-së për Maqedoninë për periudhën 2016-2020”.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi dhe theksuan se do të punohet në thellimin e tyre të mëtutjeshëm./Telegrafi/