Telegrafi

Dimitrov viziton Tiranën, do të takohet me Ramën, Metën e Bushatin

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do ta vizitojë nesër Shqipërinë, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të vizitës, përveç se me Bushatin, Dimitrov do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, si edhe kryetarin e shtetit, Ilir Meta./Telegrafi/