Site icon Telegrafi

Dimitrov: Me vizitën e eurodeputetëve është dërguar sinjal për mbështetje të bisedimeve me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot u takua me eurodeputetët e grupit politik “Ripërtëritje e Evropës” Dacian Ciolos nga Rumania, kryesues me grupin në PE dhe Ilhan Quçuk nga Bullgaria, raportues për Maqedoninë e Veriut dhe anëtar i AFET

Dimitrov u falënderua për mbështetjen intensive të Parlamentit Evropian në periudhën e kaluar lidhur me politikën për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe marrjen e vendimit të miratuar për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Siç komunikoi nga MPJ-ja, shefi i diplomacisë Dimitrov ka informuar për ngjarjet e fundit të brendshme politike në vend, në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe për aktivitetet e fundit të realizuara.

Ai e ka theksuar rëndësinë e verdiktit pozitiv në mbledhjen e marsit të Këshillit Evropian, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për gjithë rajonin.

“Falënderim për vizitën në këtë periudhë kyçe me çka dërgohet sinjal për mbështetje për hapjen e negociatave aderuese me BE-në, duke e njohur rëndësinë e momentit si dhe gjithë asaj që vendi e ka bërë në rrugën drejt BEsë”, ka thënë Dimitrov.

Dacian Ciolos dhe ministri Dimitrov ia ka prezantuar politikën e miratuar të të grupit të deputetëve në PE “Ripërtëritje e Evropës” në lidhje me zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç kumtoi në komunikatë, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe rreth mundësisë për përfshirjen e Rajonit në kuadër të Konferencës “E ardhmja e Evropës”.

 

Exit mobile version