Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov beson se nëse BE nuk i jep dritën të gjelbër Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e pranimit, atëherë do të kishte një ndikim negativ dhe do të dëmtonte besueshmërinë e BE-së në rajon.
Në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard”, ministri Dimitrov vlerësoi se njohja e përparimit të Maqedonisë së Veriut do të forconte ndikimin evropian në rajon dhe do t’u dërgonte një mesazh vendeve të tjera se vendimet dhe rezultatet e guximshme po shpërblehen.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është mbyllur për 14 vjet në dhomën e pritjes së BE-së dhe tani shteti dëshiron të fillojë negociatat, sepse ato janë instrumenti më i mirë për reforma.
“Jemi të vendosur të bëhemi shtet evropian, jo vetëm duke hapur kapitujt edhe do t’i mbyllim ndryshimet në shoqëri duke krijuar një demokraci, do të kemi gjyqësi të pavarur, media të lirë dhe një ndarje të pushtetit. Kjo është përgjigja e vetme ndaj rrjedhjes së një force të kualifikuar që kërkon shtëpinë e saj jashtë Evropës. Duhet ta sjellim Evropën në vendin tonë”, tha Dimitrov.
Sipas tij, vetëm nëse Ballkani Perëndimor bëhet evropian, atëherë emigrimi mund të ndalohet./Telegrafi/