Site icon Telegrafi

Dimitrov: Vendimi për dëbimin e diplomatëve rus, mbrojtje e interesave të shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përmes një postimi në rrjetin Twitter ka reaguar për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia.

Ai shkruan se dëbimi i diplomatit rus mes tjerash është bërë edhe për mbrojtje të interesave të sigurisë së shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedonia dëbon një diplomat të Rusisë!

“Sot i lajmëruan autoritetet ruse për vendimin tonë për dëbimin e një diplomati rus, në kuadër të konsultimeve me partnerët dhe aleatët tanë, në solidaritet me Britaninë e Madhe, si dhe t’i mbrojmë interesat e sigurisë të Maqedonisë”, ka shkruar Dimitrov.

Pas vendimit të Maqedonisë që të dëbohet diplomati rus, ka reaguar edhe Ambasada e Rusisë në Maqedoni. Ata theksuan se pasojat e këtij veprimi do t’i ketë vetë shteti i Maqedonisë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Rusia: Pasojat do t’i ketë Maqedonia për dëbimin e diplomatit (Foto)

 

Exit mobile version