Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ku flitej për “gjuhën e urrejtjes”, në kuadër të Ditës ndërkombëtare të tolerancës.
“Ne, në kulturën tonë kolektive kemi traditë të tolerancës dhe pranim të dallimeve. POr, kjo duhet vazhdimisht të mirëmbahet dhe të kushtohet vëmendje sfidave. Më pastaj të merret parasysh se edhe toleranca e madhe çon në kërcënimin e vet tolerancës dhe se liria e shprehjes nuk e bën gjuhën e urrejtjes të lejuar në një shoqëri demokratike”, theksoi Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, 16 nëntori është shpallur si Ditë ndërkombëtare e tolerancës me rezolutën e Kommbeve të Bashkuara në vitin 1996./Telegrafi/