Site icon Telegrafi

Dimitrov do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Francë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Francës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përveç ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Zhan-Iv Diran, Dimitrov do të ketë takim edhe me Filip Etjen, këshilltarin politik të presidentit francez, si dhe me kryetarët e grupit për miqësi në Kuvendin Kombëtar dhe Senatin Francez.

Në kuadër të vizitës, shefi i diplomacisë do ketë një prezantim me temën “Arritjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në kuadër të angazhimeve për integrim në strukturat euro-atlantike” në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version