Site icon Telegrafi

Dimitrov do të merr pjesë në konferencën “Nga Selaniku në Zagreb”

Si pjesë e nismave greke për të promovuar perspektivën e BE-së për rajonin, një konferencë e nivelit të lartë të titulluar “Nga Selaniku në Zagreb”, në të cilën merr pjesë e Ministri Nikolla Dimitrov, do të mbahet nesër në Selanik, ku sipas burimeve diplomatike presidenca e Kroacisë dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian po përpiqen të lejojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të “dëgjohen” në prag të Samitit të Zagrebit në muajin maj, tha korrespondentja e AIM-së nga Athina.

Sipas të njëjtave burime, diplomacia greke kërkon të bëjë të qartë përmes konferencës se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është një përparësi, jo vetëm për ta, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit që janë tashmë anëtare të BE-së.

Në konferencë për veç ministrit të Jashtëm grek, Den Dendias, do të marrin pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Kroacisë, Italisë, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë, Kosovës dhe Ministrit të Jashtëm në detyrë i Shqipërisë.

Exit mobile version