Me ftesë të presidencës sllovene me Këshillin e BE-së, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave për Çështje Evropiane në cilësi të anëtarëve të Këshillit për Punë të Përgjithshme (GAK), që sot dhe nesër mbahet në Lubjanë dhe Bërdo afër Kranjës.
Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, në takim do të diskutohen prioritetet e presidencës sllovene me theks të veçantë në politikën e zgjerimit, sundimit të të drejtës dhe aktivitetet lidhur me Konferencën për të ardhmen e Evropës.
Do të përfshihen edhe tema në kontekst të përforcimit të rezistencës së Unionit ndaj krizave, si dhe çështje të cilat kërkojnë ndërtim të qasjes të koordinuar të përbashkët.
Në margjinat e GAK-ut, është paraparë zëvendëskryeministri Dimitrov të realizojë disa takime dypalëshe me ministrat e Evropës dhe të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe me kryesuesin e Këshillit për Punë të Përgjithshme, në të cilat do të inicohet çështja për tejkalim të sfidave për fillimin e negociatave me Unionin.
Organizimi i kësaj ngjarje, theksojnë nga SÇE-ja, është në dritën e prioriteteve të prezantuara të presidencës sllovene për ndërtim të Unionit kredibil dhe të qëndrueshëm, për çfarë nevojitet lëvizje në procesin e zgjerimit.