Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, në njërën nga panelet që u organizuan në Sofje në kuadër të Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor, ka folur për aspiratat e Maqedonisë në BE dhe thekson se Maqedonia meriton vlerësim për ndryshimet çka po bëhen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po ndryshohet. Po ndryshojmë mënyrën e udhëheqjes politike, po ndryshojmë sistemin, kemi më shumë transparencë”, citon Deutsche Welle.
Në lidhje me çështjen e emrit, Dimitrov tha se duhet të ndodhë çudia që të zgjidhet kontesti me emrin.
Sipas tij, pas marrjes së raportit pozitiv nga Komisioni Evropian, Maqedonia me të drejt pret edhe datë për fillimin e bisedimeve.
“Do të jetë tragjike nëse Maqedonisë nuk i lejohet fillimi i bisedimeve për aderim në BE”, tha Dimitrov. /Telegrafi/