Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se sa më shumë i’u përmbahemi masave për mbrojtje nga Covid-19, aq më e mirë do të jetë gjendja epidemiologjike dhe do të na hapen kufijtë.
Ai sqaroi se vendimi i Bashkimit Evropian për hapjen e kufijve drejt vendeve të treta, e ku Maqedonia e Veriut nuk ndodhet në atë listë, është për shkak të pasqyra epidemiologjike, përkatësisht nuk bëhet fjalë për politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke u thirrur në vendimin e BE-së, Dimitrov theksoi për Bashkimin Evropian kyçe është që të ketë deri në 20 raste të reja me coronavirusi në 14 ditët e fundit në 100 mijë banorë.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në mbledhjen e nesërme do të diskutojë për mbylljen e sërishme të kufijve me Kosovën dhe Serbinë./Telegrafi/