Telegrafi

Dimitrov takon Sekretarin Gutiérrez dhe Nënsekretaren DiCarlo, konfirmohet përkushtimi për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov po qëndron në New York, për raundin e ri të bisedimeve për çështjen e emrit, të cilat udhëhiqen nga ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz.

Me këtë rast, Dimitrov ka realizuar takim me Sekretarin e Përgjithsëm të OKB-së, Antonio Gutiérrez, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov deklaron se “me vegim për të ardhmen dhe lidership të të dy palëve, kemi mundësinë historike që ta mbyllim një çështje shumëdegadëshe, historike”.

Përveç Gutieres, Dimitrov realizoi takim edhe Rosemarsy DiCarlo, nënsekretare për çështje politike në OKB, ku u ritheksua përkushtimi i Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike.

Kështu, ministri Dimitrov tha se “pjekuria e Maqedonisë dhe vendosmëria për ndërtimin e një demokracie evropiane, paraqet mundësi të vërtetë për përparim në Evropë”./Telegrafi/