Telegrafi

Dimitrov takohet me shefat e delegacioneve të BE-së

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot u takua me shefat e delegacioneve të BE-së nga vendi dhe rajoni, të cilët po qëndrojnë në vend me rastin e konsultës së tyre të ndërsjellë rajonale, e cila po mbahet për herë të parë në Shkup.

Në mëngjesin e punës morën pjesë përfaqësues të Zyrës së Jashtme në kuadër të BE-së (EEAS) dhe Komisionit Evropian, si dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ministrisë së Jashtme, pati një shkëmbim të hapur mendimesh për situatën pas Këshillit Evropian në tetor dhe hapa të mundshëm në të ardhmen që do të përfiton si rajoni ashtu edhe BE./Telegrafi/