Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot, në Shkup realizoi takim me ministrin federal për BE, kulturë dhe media në Republikën e Austrisë, Gernot Blümel, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë në cilësinë e e vendit kryesues në Këshillin e BE-së.
Në takim ministri Dimitrov e informoi ministrin Blümel për reformat vendore, pritjet në drejtim të integrimit në BE dhe gjendjet aktuale politike të brendshme, me theks të veçantë zbatimi i referendumit në lidhje me marrëveshjes mes Republikës së Greqisë dhe Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov shprehi falënderime për interesin e veçantë të kryesimit të Austrisë për përafrimin e vendeve nga Evropa jug-lindore drejt BE-së në kuadër të procesit të zgjerimit, që konsiderohet për investim strategjik në paqen, demokracinë, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.
“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në procesin e integrimit në BE të Maqedonisë, si dhe për angazhimin e përgjithshëm të Qeverisë së këtij vendi në vlerësimin e rezultateve tona të arritura dhe në promovimin e aspiratave tona evropiane dhe euroatlantike në periudhën e kaluar”, tha Dimitrov./Telegrafi/