Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, deri në fund të qershorit do ta vizitojë Athinën. Ftesa e shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa nesër do të vërtetohet edhe data e vizitës në përputhje me agjendën e dy ministrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri grek ka shprehur gatishmëri që të realizojë takim edhe nga jave e ardhshme, por ka qenë e pamundur të organizohet aq shpejt. Gjithsesi, kjo do të thotë se Dimitrov do ta përmbush premtimin e tij, që takimin e parë dypalësh ta realizojë në Athinë.
Ishte pikësisht Kotzias ai që theu akullin mes dy vendeve dhe me qeverinë e kaluar filloi të ndërtojë besim. Ndërsa Nikolla Dimitrov ka paralajmëruar që seriozisht do të merret me çështjen e emrit, që të largojë të gjitha pengesat që Greqia përdorë për të ndaluar integrimin e Maqedonisë./Telegrafi/