Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është i bindur se integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut janë sukses për gjithë rajonin.
Dimitrov, i cili sot dhe nesër është për vizitë pune në Berlin në rrjetin social “Facebook” shkroi se gjatë dy ditëve të fundit të ardhshme janë kyçe për perspektivat evropiane të vendit.
“Dy ditët e ardhshme, takime kyçe për perspektivat tona evropiane! Kemi argumente, edhe reformuese edhe të fqinjësisë të mirë. Suksesi jonë do të jetë sukses edhe për rajonin dhe për BE-në. Jam i bindur për këtë, dhe do t’i bind gjithë bashkëbiseduesit në Berlin”, shkroi Dimitrov.
Dimitrov në takimet me përfaqësuesit gjerman do të bisedojë për përparimin e vendit tek eurointegrimet.
Në ditën e dytë të vizitës, siç njoftuan nga MPJ, bashkë me Dimitrovin do të jetë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ku është planifikuar konferencë e përbashkët para Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestag, në të cilën do të prezantohet përparimi dhe gatishmëria e vendit për fillimin e negociatave me BE-në.
Janë paraparë takime edhe me ministrin gjerman për Evropë, Michael Roth, si dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegert Kramp-Karenbauer./Telegrafi/