Site icon Telegrafi

Dimitrov sot në Spanjë, do të diskutojë për protokollin për në NATO dhe negociatat me BE-në

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Spanjë, me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim, Aranca Gonzales Laja.

Siç kumtoi MPJ, në agjendën e bisedimeve të dy ministrave do të gjenden çështjet për rrumbullakësimin e procesit të ratifikimit të Protokollit inkuadrues për anëtarësim të vendit tonë në NATO, nga ana e Parlamentit spanjoll, bashkëpunimi në kuadër të procesit euro-integrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gjendja rrjedhëse dhe perspektivat për avancim të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale.

Në kuadër të vizitës në Madrid, ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentit spanjoll, Meriçel Batet.

Kuvendi i RMV-së për shkak të shpërndarjes për zgjedhjet e parakohshme parlamentare javën e kaluar para kohe e miratoi protokollin për anëtarësim të shtetit në NATO, ndërsa ratifikimi fillon të vlejë pas publikimit në Gazetë Zyrtare, pasi që Parlamenti spanjoll do ta votojë si anëtarja e fundit e 29-të e NATO-s.

Me atë do të rrumbullakësohet procedura dhe shteti do të bëhet anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës./Telegrafi/

Exit mobile version