Site icon Telegrafi

Dimitrov, Silvestrit: Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk mund të jenë pengesë për integrim në BE

Zv. kryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot mbajti takimin e parë me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri.

“Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk mund të jenë pengesë për integrim në Union diversiteti kulturor dhe gjuha janë vlerë që duhet të respektohen në përputhje me Marrëveshjen e Lisbonës. As gjuha maqedonase mund të jetë pengesë e marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në respekt të ndërsjellë”, deklaroi Dimitrov.

Ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona të kërkojmë zgjidhje dinjitoze, duke e respektuar të drejtën tonë të vetëvendosjes, në kuadër të parimeve evropiane. Por integrimet evropiane nuk duhet të mbeten peng i çështjeve bilaterale.

Njëkohësisht, evropianizimi i shoqërisë sonë, mbetet qëllimi kryesor i Qeverisë. Reformat do të vazhdojnë sepse qëllimi i vërtetë i procesit të aderimit në esencë është pikërisht evropianizimi, vendosja e standardeve evropiane brenda. Në këtë proces çdo ndihmë nga miqtë tanë do të jetë i mirëseardhur.

Duke i dëshiruar sukses ambasadorit Silvestri në mandatin e tij, Zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi bilateral dhe thellimi mëtutjeshëm i tij. Nga ana italiane u riafirmua mbështetja e fuqishme nga ana e Italisë për integrimin tonë evropian./Telegrafi/

Exit mobile version