Telegrafi

Dimitrov: Shpresojmë se kemi bërë mjaftueshëm, për të filluar bisedimet me BE-në

Maqedonia shpreson se ka bërë mjaftueshëm që ta bind BE-në t’i fillojë negociatat inkuadruese në momentin kur tashmë 25 vjet po vazhdon kontesti me Greqinë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Në deklaratën për “Reuters”, ai thotë se Greqia nuk e ka pranuar menjëherë propozimin e muajit të kaluar të Maqedonisë, ky shtet ta përdorë emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në trupat e tjerë ndërkombëtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse realizojmë mjaftueshëm në kuptim të reformave, shpresojmë se do ta arrijmë stadiumin për negociata për anëtarësim në BE dhe njëkohësisht do të arrijmë marrëveshje për çështjen për emrin”, deklaroi Dimitrov.

Sipas tij, deri te anëtarësimi në NATO duhet të arrihet me negociata. Dimitrov thotë se nevojitet që Athina ta shohë Maqedoninë si aleat. Sipas tij, në afat të gjatë kjo është në interes të Greqisë dhe do të ketë shtet fqinj ku sundojnë ligjet./Telegrafi/