Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sonte në Kanal 5 tha se ditëve të fundit për Goce Dellçevin ka lexuar shumë shkrime.
Ai thotë se veprimtaria e Goce Dellçevit mund të jeta ura që ndërlidh Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jam i bindur se Bullgaria nuk ka për interes që të na dëmtojë”, thotë Dimitrov.
Sipas tij dinjiteti është linja e kuqe. Megjithatë, se çfarë do të shkruhet në libra për Goce Dellçevin dhe veprimtarinë e tij, ai tha se për këtë do të vendosin komisionet./Telegrafi/