Site icon Telegrafi

Dimitrov shpreh ngushëllime për viktimat nga moti i ligë në Greqi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, shprehu ngushëllim për personat që pësuan nga moti i lig në Halkidiki, në të cilin jetën e humbën shtatë persona ndërsa mbi 100 u lënduan.

Në ngushëllimin e shprehur në Twitter, Dimitrov thotë se është i tmerruar nga moti i lig në rajonin e Halkidikit në Greqi që rezultoi me humbjen e jetëve, të lënduar dhe dëm të konsiderueshëm material.

“Shpreh ngushëllimin më të thellë për familjet dhe më të afërmit. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për gjithçka është e nevojshme”, thekson shefi i diplomacisë.

Exit mobile version