Site icon Telegrafi

Dimitrov shihet duke udhëtuar me biletë ekonomike (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, mund të thuhet se është nga ministrat e rrallë në Qeverinë e Maqedonisë që nuk shpenzojnë shuma të mëdha për udhëtime.

Së fundi ai është parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi” duke pritur për udhëtim. Një qytetar përmes Facebook-ut ka njoftuar se Dimitrov ka udhëtuar me fluturimet më të lira të kompanisë “Wizzair” dhe nuk ka pasur biletë me prioritet për hyrje në aeroplan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot isha i befasuar kur duke pritur aeroplanin në Shkup për në Bruksel, arriti ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Çdo nder pasi paratë e shtetit i harxhon në fluturime të lira me “Wizzair” dhe nuk e ka problem të jetë qytetar normal. Më shumë më habit fakti që nuk kishte blerë biletë me prioritet për hyrje në aeroplan, por si çdo udhëtar i thjeshtë ka pritur radhë për hyrje në aeroplan. Vetëm kështu do të jemi Maqedoni më e mirë”, shkruan Rudolf Najdovski, i cili ka arritur edhe ta fotografojë ministrin Nikolla Dimitrov.

Përndryshe, më herët në opinion janë publikuar harxhimet e mëdha të funksionarëve qeveritar të cilët kanë harxhuar shuma të mëdha duke udhëtuar me paratë e shtetit dhe qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version