Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot kishte fjalën e tij në panelin: “Kryesimi i Gjermanisë me Këshillin e BE-së: reflektimet e saj brenda dhe jashtë BE-së” organizuar nga Instituti për Demokraci, në bashkëpunim me Këshillin Gjerman për Punë të Jashtme (DGAP)
Duke iu kthyer kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së në 6 muajt e fundit, Zëvendëskryeministri Dimitrov në hyrje theksoi se Gjermania edhe një herë në vepër konfirmoi mbështetjen e saj të qartë për rrugën tonë euro-integrues, duke iu falënderuar për përpjekjet e investuara dhe qëndrimeve të tyre parimore.
“Përkushtimi i Gjermanisë mike dhe gatishmëria për të vazhduar shtyrjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor lartë në agjendën e BE-së, edhe pas përfundimit të kryesimit të tyre është edhe një konfirmim për atë që është bërë nga ana jonë dhe nevoja e dhënies së detyrimeve nga tjetra, duke e pasur rasash vendimin unanim në mars për gatishmërinë tonë për ta filluar integrimin në Union bazuar në vlerat dhe parimet. Sfida që na është imponuar, është sfidë edhe për BE-në dhe identitetin e saj, por edhe për parimet e saj sipas së cilës e njohim”, theksoi Dimitrov.
Me qëllim që mossuksesi evropian të mos jetë edhe mossuksesi ynë, Dimitrov konsideron se përgjigjja më e mirë të cilën Maqedonia e Veriut mund ta jep në situatë kur ekzistojnë pengesa objektive n[ë të cilat nuk mund të ndikojmë, është gjetja e zgjidhjeve kreative dhe shfrytëzimi i të gjitha mjeteve të cilat i kemi në dispozicion për përforcimin e agjendës reformuese në sferat më të rëndësishme, në komunikim të drejtpërdrejtë me vendet anëtare të cilët janë të gatshëm të na ndihmojnë në evropeizmin e shoqërisë maqedonase./Telegrafi/