Site icon Telegrafi

Dimitrov-Sekizqok: Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimtirov sot i mori kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm të autorizuar të Turqisë në vend, Hasan Mehmet Sekizqok.

Dimitrov i ka dëshiruar mision diplomatik ambasadorit Sekizqok, me ç’rast ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim aktiv dhe të hapur për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe pasurimit të mëtutjeshëm të lidhjeve dhe miqësisë mes dy vendeve.

“Me këtë rast, është shprehur kënaqësi e ndërsjellë nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin jashtëzakonisht të suksesshëm mes dy vendeve në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional. Është vlerësuar se bashkëpunimi i ndërsjellë realizohet në më shumë fusha me interes të përbashkët, me ç’rast rezultate të veçanta realizohen në shkëmbimin ekonomik dhe tregtar, turizmin, arsimin, kulturën dhe mbrojtjen”, informoi Ministria e Punëve të Jashtme./Telegrafi/

Exit mobile version