Site icon Telegrafi

Dimitrov-Savada: Japonia mbështet euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hironori Savada.

“Japonia është mbështetësi ynë i madh si në planin ekonomik ashtu edhe në planin politik, mik tradicional, e cila që nga pavarësia e vendit deri më tani Maqedonisë së Veriut i ka siguruar mbështetje të rëndësishme përmes Ndihmës Zyrtare për Zhvillim”, theksoi Zv. kryeministri Dimitrov në fillim të takimit.

“Mbështetja e fundit e granteve në lartësi prej rreth 813 mijë euro si ndihmë urgjente për institucionet shëndetësore të cilët ballafaqohen me COVID-19 është vetëm edhe një dëshmi i bashkëpunimit të rëndësishëm bilateral, por edhe tregues për solidaritet si vlerë sepse ndihma dukshëm do të kontribuojë në lehtësimin e punës së shumë punonjësve shëndetësor” theksoi Dimitrov, duke shtuar se Qeveria do të ndërmerr hapa për qëndrueshmërinë e rezultateve nga mbështetja.

Në këtë drejtim me 22 janar të këtij viti u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për projekte ku edhe një herë u konfirmua dinamika e implementimit, procedurat dhe lista e pajisjes së donacionit, pritjet janë për disa muaj pajisja të jepet dhe më pas shumë shpejt e gatshme për përdorim.

Nga ana Japoneze u përshëndetën arritjet e Qeverisë në kontekst të anëtarësimit në NATO dhe u shpreh mbështetja për euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut. Në takim u shqyrtuan mundësitë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral dhe sa është e mundur targetimi i saktë i ndihmave për arritjen e rezultateve më të mira.

Zv. kryeministri Dimitrov ambasadorit Savada i dëshiroi sukses në punën e tij gjatë këtij mandati, duke iu falënderuar Qeverisë Japoneze për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të cilët kontribuojnë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale./Telegrafi/

Exit mobile version