Site icon Telegrafi

Dimitrov: Rruga do të jetë e vështirë, por do t’ia dalim

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, pas vendimit të mbrëmshëm të Këshillit të Evropës që me Maqedoninë bisedimet të nisin në qershorin e vitit të ardhshëm, ka reaguar duke thënë se rruga do të jetë e vështirë, por do t’ia dalin.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Dimitrov thotë se rruga për në BE do të jetë e vështirë, por ka shpresë që do të arrihet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu BE vendosi: Bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Shqipërinë, vetëm pas përparimit në reforma

“Do ia dalim. Do të ketë djersë, lot dhe shumë dëshpërime, por do t’ia dalim. Sa më shumë pengesa, aq më shumë gëzim në fund. E lëshuam kohën kur rruga ishte e asfaltuar, tani po ngjitemi nëpër bjeshkë, rrugë të errët dhe të ngushtë, me shi dhe erë. Por do t’ia dalim. Dhe gjithë ata që janë skeptikë, të hutuar, pas shpresë – do t’i motivojmë. Është koha që të shtrëngojmë duart dhe ta përfundojmë misionin tonë. T’i largojmë pengesat për identitetin tonë, shtetësinë dhe të ardhmen”, shkruan Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version