Ministri i Punëve të Jashtme, reagoi për zjarrin e katedrales Notre Dame në Paris ku një kullë e ndërtesës u rrëzua.
“Solidaritet ndaj popullit francez dhe gjithë katolikëve. Mbështetje për zjarrfikësit që po luftojnë për ta shpëtuar trashëgimin botërore” shkroi Dimitrov në gjuhë franceze në rrjetin social “Twitter”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe sot në katedralen Notre Dame ka shpërthyer një zjarri i madh. Katedralja e Notre Dame ishte në mes të një rindërtimi me vlerë rreth 6 milionë euro, disa nga pjesët e saj ishin nën skela, ndërsa statujat prej bronzi u hoqën javën e kaluar për shkak të punimeve. /Telegrafi/
Quelle tristesse de voir la cathedrale Notre-Dame en flammes! Toute notre solidarité avec le peuple français et tous les catholiques. Courage aux pompiers qui luttent pour sauver ce patrimoine mondial. #NotreDamedeParis pic.twitter.com/TbQN0AnVUS
— Nikola Dimitrov (@Dimitrov_Nikola) April 15, 2019