Telegrafi

Dimitrov: Qytetarët që janë jashtë vendit të paraqiten në ambasadat tona, sot do të kemi pasqyrë më të qartë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, tha se MPJ sot në orën 17 do të bëjë llogaritje të shtetasve tanë që kanë mbetur jashtë vendit, ndërsa më pas do të ndërmerr aktivitete për kthimin e tyre në shtëpi.

Dimitrov tha se poashtu do të merret parasysh interesi shtetëror, që është të mos rritet rreziku për shëndetin e popullatës në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se një nga problemet në këtë çështje është mungesa e njohurive të verifikuara, duke e theksuar informacionin që po bëhet publik për gjoja 150 shtetas të Maqedonisë të gjendur në Barcelonë, ndërsa në të gjithë Spanjën vetëm 16 janë paraqitur në ambasadën në Madrid.

“Të inkurajuar nga kjo, dje kemi bërë një thirrje publike për të gjithë qytetarët që janë jashtë, posaçërisht ata që nuk kanë vendbanim për në vendet e huaja – të regjistrohen në Përfaqësitë Konsullore Diplomatike, në vendet ku janë. Nëse nuk kemi një mision diplomatik-konsullor atje, ata mund ta bëjnë atë në vendin më të afërt ku kemi përfaqësi. Ne nuk kemi përfaqësi diplomatike-konsullre në Maltë, që do të thotë se Ambasada në Romë është përgjegjëse për regjistrim. Duhet të dimë për sa njerëz bëhet fjalë. Sot rreth orës 17:00 do të bëjmë llogaritje dhe pasi ta kemi më të qartë se për sa persona bëhet fjalë, do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i sjellë ata në shtëpi, duke mbajtur në vëmendje interesin tjetër kombëtar, që do të thotë të mos rrisim në mënyrë dramatike rrezikun e shëndeti të njerëzve këtu. Këto janë dy interesa shtetërore që duhet të mbajmë mend në këtë operacion”, tha Dimitrov.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që janë jashtë vendit që të kenë kujdes me informacionet që përhapen dhe të njëjtat t’i kontrollojnë.

“Puna e ministrisë është të gjejë mënyrë, edhe pse kemi resurse të kufizuara. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm për kushtet e shtetasve tanë që janë në vendet e huaja. Për momentin kjo masë është e rëndësishme – të regjistrohen në Përfaqësitë Konsullore-Diplomatike, që ta dijmë se ku janë dhe t’u ndihmojmë”, tha Dimitrov./Telegrafi/