Qeveria e re do ta përshpejtojë procesin për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimi Evropian, me riorganizimin e gjyqësorit dhe forcimin e sundimit të së drejtës, deklaroi ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për “Bloomberg”.
Dimitrov tha se qeveria e re do të tentojë të përmirësojë marrëdhëniet, pasi BE ka drejtuar kritika ndaj maqedonisë për gjyqësorin dhe përparimin e demokracisë gjatë kohës së qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Shefi i diplomacisë shtoi se kryeministri i ri, Zoran Zaev, do t’i eliminojë praktikat autoritare, të cilat sipas tij, e kanë nxjerrë vendin nga rruge e integrimit në BE dhe NATO.
Dimitrovi shtoi se do të ngjallë bisedimet me Greqinë dhe se për çdo vendim do të votohet me referendum.
Ai tha se konfliktet në Maqedoni nuk kanë qenë etnike, por demokracia kundër autokracisë./Telegrafi/