Mundësitë të fillojmë bisedimet këtë vit janë të mëdha, por para se gjithash na duhet vendim politik për të. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë periudhës së kaluar vizitoi më shumë qendra kyçe dhe gjatë këtij muajit dhe fillim të majit do të ketë takime me përfaqësues të vendeve që ende kanë dilema, nëse vendi është i gatshëm të fillojë me bisedimet.
Sipas Gjermanisë, Maqedonia e Veriut duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov thotë se bisedimet varen nga disa faktorë tv jashtë, por më së shumti nga ajo se a kemi përfunduar me detyrat e shtëpisë.
“Është një detyrë që për fat të keq ende se kemi bërë, dhe kjo është e ardhmja e PSP-së, nëpërmjet të Ligjit për prokurori publike. Për disa vende kjo është shumë e rëndësishme, për shembull Holanda. Ata vlerësojnë se do të krijohet një kapacitet për hetimin e korrupsionit të lartë, dhe se ka rezultate konkrete nga puna e tyre dhe presin që do të ketë vullnet politik që ai kapacitet ta ruhet dhe të jetë e pavarur”, tha Dimitrov.
Përveç Qeverisë, ai theksoi se opozita ka përgjegjësi për integrimet euroatlantike./Telegrafi/