Telegrafi

Dimitrov: Punohet për organizimin e takimit Zaev-Tsipras për propozimet e Nimetz

Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për TV 24 tha se punohet dhe shpreson për organizimin e takimit mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

“Punohet që të ketë një takim mes kryeministrit Zaev dhe Cipras. Kjo shpresoj të ndodhë shpejtë, por nuk mund të them me saktësi kur dhe ku. Ky takim duhet të mbahet që të njoftohet edhe pala greke për qendrimin e Maqedonisë”, tha Dimitrov.

Dimitrov poashtu komentoi deklaratën e negociatorit të Maqedonisë për çështjen e emrit, Vasko Naumov i cili tha se propozimet e Nimetz nuk janë dinjitoze dhe shprehu pesimizëm, duke thënë se është jashtë praktikës diplomatike që një negociator të dalë me deklaratë publike në lidhje me propozimet pa mos u konsultuar me Qeverinë që përfaqëson./Telegrafi/