Site icon Telegrafi

Dimitrov: Proceset reformuese në Maqedoni janë afatgjate dhe me ndikim të gjerë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Strasburg në Parlamentin Evropian mbajti fjalim në kuadër të mbledhjes së 14-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar – Maqedonia dhe Bashkimi Evropian.

MPJ njoftoi se Dimitrov në fjalimin e tij ka reafirmuar prioritetet në lidhje me BE-në, fillimin e bisedimeve, anëtarësimin dhe plotësimin e kushteve, përcejll Telegrafi Maqedoni.

“Dimitrov ka theksuar se proceset reformuese në maqedoni kanë mision afatgjatë dhe me ndikim të gjerë. Jemi të vetëdishjshëm në ndërtimin e shoqërisë evropiane, në të cilën mediat do të jenë të lira dhe do të sundojë e drejta”, thonë nga MPJ.

Ata më tej shtojnë se Dimitrov gjithashtu i ka informuar deputetët për iniciativat dhe aktivitetet për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me vendet fqinje./Telegrafi/

Exit mobile version