Site icon Telegrafi

Dimitrov pranoi letrat kredenciale nga ambasadorët e rinj të Tanzanisë, Luksemburgut dhe Danimarkës

SAMSUNG CSC

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorëve të rinj të Republikës së Tanzanisë, Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Mbretësrisë së Danimarkës në Republikën e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në akreditimin e parë të ambasadorit të Tanzanisë në Republikën e Maqedonisë, me qëndrim në Romë, N.E. Xhorxh Kahema Madafa, ministri Dimitrov i dëshiroi suksese në misionin diplomatik dhe shprehu besim të plotë se ambasadori Madafa do të ketë ndikim në zhvillimin e marrdhënieve mes dy vendeve.

Mundësitë për përmisimin e marrëdhënieve dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në planin shumëpalësh ishin temat kryesore gjatë bisedimeve në takim.

Dimitrov pranoi edhe kopjet e letrave kredenciale dhe nga ambasadori i parë i akredituar i Luksemburgut në Republikën e Maqedonisë, me qëndrim në Luksemburg, N.E. Kristian Biver. Në kuadër të kësaj, u thanë se janë të kënaqur me bashkëpunimin e tyre bilateral dhe punës në mes dy shteteve mike dhe u shikua potenciali për bashkëpunim më të thellë. U përshëndet momenti i reformave dhe politika aktiva për fqinjësi të mirë të Republikës së Maqedonisë, u afrimua nga ndihma nga Luksemburgu për aspiratë tonë euro-atlantike.

Grupës së sotme të akreditimit i’u shtua edhe kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të Mbrërisë së Danimarkës në Republikë e Maqedonisë, me qëndrim në Beograd, H.E. Andres Kristian Hougard. Në takim u fol për përsëritjen e të dyja vendeve për bashkëpunim të mëtejshëm, e theks të veçant në këmbim ekonomik. Pastaj, ambasadori Hougard e përshëndeti arritjet e Republikës së Maqedonisë në kuadër të reformave dhe marrdhëniet me fqinjët, duke besuar se Mbretëria e Danimarkës do të jetë mbështetës konzistent për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version