Site icon Telegrafi

Dimitrov: Prania e këshillëtarit serb në natën e përgjakshme të 27 prillit paraqet ndërhyrje në çështjet e brendshme të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se prania e këshillëtarit serb, Goran Zhivaljeviq, në Kuvendin e Maqedonisë, natën e dhunshme të 27 prillit, paraqet ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Maqedonisë.

Portali serb, Krik, citon Dimitrovin të ketë thënë se do të mundohet që këtë çështje ta mbyllë pa ndonjë skandal, por që ky nuk është një fillim i mirë. Sipas tij, në Kuvend praktikisht ka patur njëfarë grushtshteti dhe se nuk mundet që përfaqësuesi serb të jetë pjesë e masës që është futur në Kuvend dhe më pastaj të thotë serbia se nuk është përzier në punët e brendshme të Maqedonisë.

Ai ka shtuar se nuk është mirë që marrëdhëniet e reja me Serbinë të fillojnë të ndërtohet me skandal./Telegrafi/

Exit mobile version