Senati i Republikës së Polonisë, sot në Varshavë, në seancë ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, votoi Ligjin për ratifikimin e protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Siç njofton MPJ, pas votimit të javës së kaluar në Parlamentin polak, me pajtimin e sotëm, Polonia edhe në mënyrë formale përfundoi procesin e protokollit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas seancës, Dimitrov kishte takim me marshallin e Senatit të Republikës së Polonisë, Stanislav Karçevski, ku u theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.
“Jemi falënderues ndaj Polonisë, e cila shënon 20 vjetorin e hyrjes në Aleancë dhe 15 vjetorin e anëtarësimit në BE, që vazhdimisht i mbëhstet përpjekjet tona për realizimin e qëllimeve tona strategjike për integrimin në BE dhe NATO. Jemi të bindur se një mbështetje e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi Dimitrov./Telegrafi/