Ministri i Punëve të Brendshme, Nikolla Dimitrov, sot tha se qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë punojnë në hapjen e sërishme të kalimit kufitar Markova Noga – German, në Prespë.
Dimitrov duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, tha se në takimin në Davos mes Tsipras dhe Zaevit është vendosur se një nga hapat që do të ndërmerr pala greke për përmirësimin e klimës është hapja e këtij kalimi kufitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Njëkohësisht edhe nga ne edhe nga pala greke janë hapur bisedimet me Komisionin Evropian, në drejtim të financimit të këtij projekti si bashkëpunim në rajon. Atje kemi edhe parkun kombëtar që lidh tre shtete, Maqedoninë, Greqinë dhe Shqipërinë. Presim rezultate në muajt e ardhshëm”, tha Dimitrov.
Kalimi kufitar Markova Noga – German sipas tij, për një kohë të gjatë është në rend dite në politikën e jashtme të Maqedonisë ndaj Greqisë./Telegrafi/