Zv. Kryeministri i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot në Forumin Ekonomik të Shkupit drejtoi një panel me titull “Realizimi i Premtimit nga BE: Të parit dhe të besuarit”, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer dhe Gashpar Dovzhen, Sekretari i Shtetit i MPJ-së sllovene.
Dimitrov theksoi se vizioni evropian për Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit duhet të forcohet, në emër të, siç tha ai, qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta, si dhe në emër të premtimeve të dhëna.
“Është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për mua të flas me qytetarët tanë dhe të ruaj narrativën se integrimi evropian është me të vërtetë i mundur. Na duhet lëvizje e vërtet.
Ky rajon është i rrethuar nga vendet anëtare. Ekonomikisht, politikisht dhe historikisht, kulturalisht, ne i përkasim Evropës dhe është me të vërtetë e rëndësishme të shohim vendime dhe lëvizje konkrete për të mbështetur dhe përmbushur premtimin e bërë në Selanik.
Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç të bëhemi një demokraci funksionale evropiane, e cila vjen me prosperitet ekonomik”, tha Dimitrov.
Sidoqoftë, Dimitrov mbetet optimist se një zgjidhje evropiane me Bullgarinë është e mundur, e cila është në përputhje me vlerat evropiane./Telegrafi/