Gjatë ditës së nesërme ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të mbajë fjalim në konferencën rajonale, e organizuar me rastin e 10-vjetorin e formimit të Fondit evropian për Ballkanin, që do të mbahet në Beograd të Serbisë.
“Misioni kryesor i këtij organizimi është që të promovohet integrimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe transformimi i tyre në vende demokratike stabile dhe me prosperitet”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPJ gjithashtu njoftojnë se në kuadër të kësaj ngjarje është paraparë që Dimitrov të realizojë disa takime dypalëshe me pjesëmarrësit në konferencë./Telegrafi/