Site icon Telegrafi

Dimitrov pjesë e takimit të krerëve të diplomacive evropiane në Talin

Ministri për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Dimitrov, me ftesë të përfaqësueses së lartë evropiane për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogherini dhe Ministrit për punë të jashtme të Estonisë, Sven Mikser më datë 7 dhe 8 shtator do të marrë pjesë në takimin joformal të shefave të diplomacive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteve kandidate për anëtarësim, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diskutimet e takimit do të përqëndrohen në parandalimin dhe luftën kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dfida të përbashkëta të sigurisë për shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet kandidate.

Ministrat e shteteve kandidate do të marrin pjesë në drekë pune në të cilën do të diskutohet për politikat për zgjerim të BE-së dhe statusin e reformave në shtetet kandidate për anëtarësim./Telegrafi/

Exit mobile version